Shefi i Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj në një deklaratë për mediat bëri thirrje që duhet të qendrosh në shtëpi, pasi rrezikon që të përhapet virusi.

Pas rritjes së rasteve të personave të infektuar me koronavirus, ku numri zyrtar ka shkuar në 10, Brataj kërkoi që qytetarët most ë dalin, por ti marrin seriozisht masat.

“Jemi në kushtet e fillimit të epidemisë. Ka sëmundshmëri. Kemi dhe të panjohurën e këtij virusi. Ajo që dua të them është se është trefishuar numri i thirrjeve në urgjencë. 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Në këtë sezon kemi pasur gjithmonë gripin. Jemi në të njëjtat kushte në këtë moment. Ka një shpërndarje të shpejtë. Gjithsecili të rri në shtëpi të vet. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. E ndaloi Kina. I morën masa. Nuk ka rrugë tjetër nuk është vetëm forca dhe ligji. Duhet të izolojmë kontaktet. Distance 1 metër, edhe unë jam i stresuar. Duhet thjeshtë bashkëpunim.

Jo në spital sepse po të shkosh, mund ta merrni nëpërmjet kontaktit. Ju lutem. Duhet të merrni parasysh këshillat.”- tha Brataj.

Sipas zv.ministres së shëndetësisë Mira Rakacolli, në vendin tonë janë kryer në total 114 teste për koronavirusin, 10 prej të cilëve pozitivë.

Sipas Rakacollit 6 nga rastet e reja janë kontakte të dy të prekurve të parë, që ishin babë e bir, ndërsa dy të tjerët janë raste të veçuara.

Zv.ministrja i referohej dhe rastit të 31-vjeçarit që kishte pasur një historik udhëtimi në Milano, si dhe një personi të sëmurë në spitalin e Durrësit.

“Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit”, bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë.

Zv.ministrja tha më tej se duhet pasur shumë kujdes me sjelljet personale të qytetarëve, të cilët duhet të shmangin sa më shumë grumbullimet masive, si dhe transportin në shërbimin urban.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tha se në këtë institut janë të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e koronavirusit. Ajo bëri një apel të përsëritur për masat e higjienës personale.

“Larjen e duarve më shumë se 20 sekonda, përdorimin e dezinfektantëve, respektimin e higjienës respiratore, përdorimin e facoletës, pas kollitjes dhe teshtimave dhe pasi e përdorim ta hedhim në kosh me kapakë të mbyllur. Të zbatojmë rregullin e distanimit social, por të gjithë jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë spërklat në kontakte direkte dhe jo e ajrit”, tha Fico.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re