Kreu i ushtrisë së Indonezisë, Marshal Hadi Tjahjanto, ka udhëzuar ushtrinë e tij të zgjerojë përdorimin e sistemeve të saj kryesore të armëve “Alutsista”, veçanërisht mjetet ajror pa pilot (UAV) apo dronët.

“Dronët janë të lirë, të lehtë për t’u përdorur dhe mund të pajisen me aftësi të tjera”, tha Tjahjanto gjatë një takimi të udhëheqjes ushtarake.

Tjahjanto po ashtu vlerësoi dronin taktit të prodhuar nga Turqia, i cili është relativisht i përballueshëm dhe luajti një rol të rëndësishëm në mbështetjen e fitores së fundit të Azerbajxhanit kundër Armenisë.

Ai tha se përderisa rishikonte luftën u bind se Indonezia duhet të konsiderojë rritjen e përdorimit të dronëve në luftën moderne.

“Ne duhet të zhvillojmë koncepte operacionale në lidhje me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse pa pilot dhe si ta integrojmë atë me sistemin ekzistues luftarak”, tha Tjahjanto.

Ai theksoi se është e nevojshme të sigurohet një mjet ajror pa pilot me rezistencë të gjatë në lartësi të mesme për operacionet në ishujt Riau në Natuna-n Veriore.

“Ne duhet të sigurojmë dronë me aftësi të intelegjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re