Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është infektuar nga koronavirusi.

Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho, duke folur gjate nje mbledhje te grupit te punes per reformën e sistemin e pensioneve.

Braho është shtruar gjatë ditës së sotme në spitalin e Sanatoriumit për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe po trajtohet me oksigjen.

Ajo është ndër pacientet e para të shtruara në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” i rikthyer në spital covid-2 ditët e fundit për shkak të rritjes së numrit të personave të shtruar në Spitalin Infektiv pranë QSUT-së.

Braho ka qenë në terren për inspektime për zbatimin e rregullave të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re