Shefja e Task Forcës në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini u kërkoi qytetarëve që edhe në këtë hapje të ngadaltë, të zbatojnë të gjitha rregullat ndaj Covid-19, në mënyrë që situata të kthehet sa më shpejt në normalitet.

Ajo tha në “News 24” se 90 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë kontakte me të infektuarit e konfirmuar.

“Duhet ndërgjegjësim i qytetarëve që gjithçka të jetë në rregull. Virusi do të jetë prezent, për të qenë më aktiv në vjeshtë dhe në dimër. Asnjë rast nga 24 orët e fundit nuk është hospitalizuar.

Rastet e fundit 90 përqind janë kontakte me rastet e konfirmuara. Asnjë nga rastet ne 24 orët e fundit nuk ka ndonjë problem madhor, por simptoma të lehta. Pacientët e paraqitur së fundmi janë në gjendje të stabilizuar.”, tha Tomini duke shtuar “Masat duhet të respektohen maksimalisht. Personeli mjekësor do të jetë në gatishmëri maksimale. Po vlerësohet kalimi në normalitet i Covid-2. Aktualisht niveli i përcjelljes së virusit është shumë i ulët. Kruja, Laci, Tirana janë zonat ku ka më shumë raste. Jemi drejt fundit të pandemisë dhe duhet kujdes maksimal për masat e distancimit. Parashikohet që Covid-19 të jetë si një virus i zakonshëm stinor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re