Entina Osmënzeza është shefja e kuzhinës që ka korrur sukses në Itali. Ajo ka qenë e ftuar në “Master Shef Italia”, ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi prezantoi një prodhim tipik shqiptar siç është djathi Mishavina i Kelmendit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Entina tregoi pse bëri këtë zgjedhje, e cila u komentua pa fund nga të gjithë.

Mishavinën unë e kam njohur nga kolegë të mi që janë në Shqipëri. E kam njohur nga Bledar Kola, duke punuar me të për evente dhe në Itali kur erdhi për një event të madh gastronomik që ishte i ftuar. Edhe në një darkë kur erdhi në Firenze, ai në të dyja rastet e gatoi këtë djath dhe unë u njoha. Mendoj që për të shkuar në zonën e Kelmendit është e veshtirë, prandaj jo shumë kush e njeh. Edhe ai djathi që del, prenotohet nga shefat dhe nuk ka.

Ky djath ka një tipik të veçantë, pasi është i staxhonuar, i butë dhe ka një forcë në të gjitha llojet e gatimeve që ti mund t’i japësh. Ai nuk humbet as nga temperatura e lartë dhe kur e shërben të ftohtë nuk e humbet shijen. Ishte diçka që ne e kishim humbur dhe unë e rigjeta. Është e rëndësishme të rikthehemi te identiteti jonë.

Unë mendoj që kuzhina është shumë e lidhur me kulturën personale të një populli. Sepse gastronomia është kulturë, sepse në Francë psh e mësojnë që të vegjël. Edhe në Shqipëri dhe Itali hahet mirë. Në qoftë se ne kemi atë aftësi të dalim dhe të tregojmë këtë histori, tregojmë kulturën tonë dhe çfarë kemi qenë dhe çfarë mund të jemi sepse shumë gjëra i kemi humbur”, u shpreh ndër të tjera shefja e kuzhinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re