Biznesmeni i njohur, Shefqet Kastrati si dhe familja e tij është solidarizuar sot me familjet e prekura në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, duke dhuruar 1.5 milionë euro

Ai u shpreh se kjo nuk është dita të kursejë asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka.

Kastrati tregon gjithashtu se ka dhënë urdhër për të mos marrë asnjë pagesë nga askush që ka kaluar apo kalon nëpër Rrugën e Kombit për të kontribuar me ndihma.

“Trag jedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë
publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të
Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. Unë dhe familja ime kemi
ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado
pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka! Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!” thotë Kastrati në deklaratën e tij.






Previous articleDurrsakët nuk po i lë të qetë as dora e njeriut, policia në alarrmNext articleNdodhin edhe keto/ Polici çon në shtëpi ndihmat për të prekurit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko