Biznesmeni i njohur Shefqet Kastrati ka humbur babain, një nga njerëzit që thuhet se “s’ja bënte fjalën dysh”, sidomos në çështjet e besimit. Pikërisht për këtë arsye, një ndër sipërmarrësit me të njohur shqiptarë financoi në vite ndërtimin e disa xhamive.

I ndjeri Jonuz Kastrati ishte një besimtar i devotshëm, i cili jua ka injektuar besimin dhe fëmijëve. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është përcjellë pikërisht nga Shefqeti, njëri prej fëmijëve.

“Të dashur familjarë, të afërm dhe miq!

Me hidhërim të madh familja Kastrati njofton ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Jonuz Kastrati.

Sot familja jonë e madhe humbi një nga shtyllat e saj, babain e urtë, gjyshin e dhembshur dhe fisnik, shërbyesin e madh të njerëzve në nevojë. Familja, duke vazhduar të ecë në gjurmët e tij, ju fton juve, të afërmve dhe miqve ta respektojmë siç e meriton njeriu ynë i dashur në ditën e fundit.

Homazhet kryhen nesër pranë Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri në orën 13:00 dhe ceremonia e varrimit në orën 14:00 tek Xhamia e Re Mullet. Qofsh i Xhenetit i shtrenjti ynë!

Me respekt

Shefqet Kastrati”.

 Familja Kastrati është e ardhur nga Veriu, më saktë nga Hasi. Ata njihen si një familje besimtarësh dhe, edhe brenda ambienteve të Mercedez Benzi-it, pronë e tyre, kanë ndërtuar një vendfalje moderne. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re