Nga: Floriar Arapi

Sot, gjatë procesit të votimit në PD-në berishiste, një demokrat ka qenë shumë pak i interesuar të votoj, por është kujdesur që në fletën e tij të shkruaj shehadetin (dekleratën bazë Islame La ilahe il-la llah) duke u vendosur kryq të dy kandidatëve. Në fakt, megjithëse janë dy kandidatë formalisht, në të vërtetë vetëm Berisha është kandidati real dhe kryqi i vendosur, vlen posaçërisht për të.

Shumë muslimanë demokrat kanë bojkotuar Berishën për shkak të dekleratave të tij kontraverse për islamin, muslimanët dhe vendet muslimane, kthimit të PD në çerdhe islamofobësh, si edhe për shkak të mbështetjes sistematike që ai i bën organizatës terroriste Gylen, e cila uzurpoi Komunitetin Musliman Shqiptar, me mbështetjen e tij kur ishte në pushtet,.

Megjithëse që prej rënies së komunizmit, besimtarët muslimanë kanë votuar në shumicë dërrmuese PD, indinjata ndaj Berishës ka ardhur vazhdimisht në rritje nga shumë muslimanë demokratë, megjithatë ajo ka hasur në rezistencën e shumë demokratëve muslimanë, të cilët me verbërinë e tyre, kanë ngritur kultin e individit ndaj Berishës dhe çdo lloj kritike ndaj tij, e quajnë mbështetje ndaj Ramës apo Bashës etj.

Për berishistët muslimanë bota është shumë e ngushtë dhe në të nuk egziston asnjë alternativë përveç Ramës që paraqet të keqen, dhe Berishës i cili është shpëtimtari dhe për të cilin u rreh zemra pa pushim. Njëjtë me këtë mentalitet një mirditor para pak ditësh i tha Berishës në një miting: “Berisha ! Të dua më shumë se fëmijët e mi !”. Dashuria dhe adhurimi për Berishën, na kujtojnë dashurinë dhe adhurimin për Enver Hoxhën, të cilin e uronin vazhdimisht “Marrsh nga ditët tona”.

Verbëria politike ndaj Berishës, Ramës, Metës, Bashës dhe Nanos etj, nuk e ka çuar Shqipërinë përveç se në gjendjen ku është, të fundit për gjithçka të mirë, të parët për padrejtësi dhe korrupsion dhe duke e kthyer Shqipërinë në vendin nga i cili të gjithë duan të ikin. Çdo zë kritik ndaj garës së korrupsionit dhe padrejtēsive midis të mësipërmëve, bëhet objekt sulmesh të gjithëçfarëdollojshme dhe shkatërruesit e Shqipërisë vazhdojnë riciklohen dhe një herë bëhen mbetje dhe një herë bëhen shpëtimtarë.

Në saj të këtyre te verbërve, të verbërve në media dhe “të verbërve” që kanë mbushur xhepat dhe arkat me para, askush nuk ka të drejtë të jap alternivë politike përveç mbetjeve të komunizmit siç janë Berisha dhe Rama dhe riciklimi i mbetjeve vazhdon.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re