Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur në Parlament për aferën e inceneratorëve, pas mbylljes së hetimeve nga SPAK për dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

 

Shehaj tha se kryeministri Edi Rama është përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve.

 

Ai përmendi faktin se inceneratori i Tiranës vazhdon të marrë para nga buxheti i shtetit.

 

“Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Hollandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Hollandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim.

 

Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Çafaljones. Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë çfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re