Skip to content

Shehaj i 6 në listën e PD-së pas Berishës, Stresi: Çfarë dini ju për PD? Jeni i pari që e keni sulmuar

Ditën e djeshme është finalizuar procesi i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet, në zgjedhjet parlamentare më 25 prill nga të gjitha partitë politike.

Në listat e PD-së për qarkun e Tiranës, në vendin e 6 ndodhej dhe emri i Agron Shehaj, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shprehur falënderimet ndaj Lulzim Bashës, për mundësinë për të përfaqësuar Tiranën në Kuvend.

“Jam i bindur se ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin që kërkon Shqipëria: një qeverisje të përgjegjshme që punon për njerëzit.”, shkruan ai.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen në këtë postim është pikërisht një koment nga reperi “Stresi” i cili i kujton kohën kur Shehaj sulmonte PD-në.

Komenti i Stresit: 

“O xhaxhi Mit’hat havari cfare dini ju per PD ? Ju jeni i pari qe keni sulmuar e mbaj mend flisje ne tel me baben tim I thoje ku je sepse ishe vartes i socialistave tani ata as qe te njohin ty por baben tim se ka ul posht regioni komunist e jo me rilindja perverse”, shkruan Stresi në koment.