Skip to content

Shehaj komenton përplasjen Lapaj-Shabani: E pritshme! Çfarë kam thënë dje, u faktua sot! “Mundësia” i mban premtimet!

657372f2 5742 49a0 a1a3 6d07bf4f0e2e 1 750x375 1

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin “Log” përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Shehaj u shpreh se kjo përplasje ishte e pritshme ndërsa theksoi se ndryshe nga këto parti, “Mundësia” do të bëjë politikë serioze duke mbajtur premtimet.

“Ishte një gjë që pritej, nuk ka njeri në Shqipëri që njeh politikën mos të ketë kuptuar se ajo gjë do të përfundonte vetëm në atë mënyrë si përfundoi. Ne do të përpiqemi që ti japim shqiptarëve një politikë serioze, politikanët gjykohen për premtimet që japin.

Kjo është politika dhe nëse duam të bëjmë kontrastin me politikanët e vjetër, do e bëjmë pikërisht mbi këtë gjë. Jemi përqëndruar tek alternativa jonë. Se çfarë mendoj unë për Adriatik Lapaj e kam thënë dhe faktet më japin të drejtë.”-tha Shehaj.