Ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj, është edhe një nga biznesmenët më të suksseshëm në vend.

I ftuar në emisionin “Open”, ai tha se vendi po kalon një moment të vështirë, që prek edhe bizneset, të cilat do të kenë humbje.

Vetë, si drejtues biznesi, ai ka probleme e po negocion me pagesën e qirasë, por prapë tregon se përse është kundër nismës së kryeministrit për të ndaluar pagesat e qirave.

“Mendoj se një vendim i tillë është i papërgjegjshëm. Unë po negocioj që ta ul qiranë, por fatkeqësisht kryeministri Rama gabon me këtë vendim. Ka shumë raste ku edhe qiradhënësit janë në vështirësi.

Edhe nga ana juridike është një shpronësim i pëkohsshëm. Është sikur t’i mohosh dikujt të gëzojë frytet e pronës së vet. Është sikur i thua që ti nuk e disponon pronën tënde. Mendoni, e njëjta gjë sikur të shkosh në supermarket, e qeveria të thotë që ‘po nuk pate para, mos paguaj;”, tha Shehaj në “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re