Në votimin e zhvilluar në Parlamentin e Pakistanit, kandidati i bllokut opozitar Shehbaz Sharif u zgjodh kryeministër i ri i vendit.

Sipas lajmeve në mediat vendase, sot në parlament është votuar për vendin e liruar nga ish-kryeministri Imran Khan, i cili u shkarkua me votë mosbesimi.

Në votimin në Parlament lideri i Ligës Muslimane të Pakistanit-Navaz (PML-N) Shehbaz Sharif mori 174 vota. Ish-ministri i Jashtëm, Shah Mahmud Qureshi nga Partia e Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI) e Imran Khanit, të cilët dhanë dorëheqje dhe bojkotuan zgjedhjen, nuk arriti të marrë asnjë votë.

Lideri i PML-N, Shehbaz Sharif, i cili mori më shumë se 172 vota, kufiri i shumicës parlamentare, u zgjodh kryeministri i ri dhe i 23-të i vendit.

Qureshi, në deklaratën para nisjes së votimit, tha se sot ka dy rrugë, skllavëria dhe respekti për veten dhe deklaroi se ata bojkotojnë zgjedhjet dhe se dhanë dorëheqje masive.

Mbi 120 deputetë të PTI-së u larguan nga Parlamenti pas deklaratës së Qureshit, duke theksuar se do të dalin në rrugë kundër “qeverisë së importuar”.

– Rrëzimi i qeverisë së Imran Khanit

Qeveria e Imran Khan-it ra si rezultat i votimit të mosbesimit dje në Parlament.

Seanca e votimit të mosbesimit, e cila filloi në orën 11:30 me orën lokale të datës 9 prill, ka përfunduar në orën 01:00 të ditës së djeshme.

Në votën e mosbesimit në Parlament, kundër qeverisë së kryeministrit Imran Khan votuan 174 deputetë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re