Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u bëri apel ndërkombëtarëve të reagojnë fuqishëm për skandalin e vjedhjes së të dhënave.

I ftuar ne televizionin e familjes Berisha “Zeni.Tv”, Shehi pohoi se edhe intelektualët nuk duhet të heshtin pasi vendi po rrëshket në diktaturë.

“Mundësitë e  së opozitës  për një fitore në 25 prill janë reale edhe përtej akrobacive të Edi Ramës. Ai gabon kur mendon se kontrollon qytetin. Humbja në Tiranë  do jetë e thellë. Ai mendon se duke i rrjeshtuar vartësit dhe qytetarët ato fiton.

Ky nuk është dhunimi i një Ministri nga një drejtor, është një dhunim masiv. Janë 2 mijë qytetarë që duan të dijnë çfarë bëjnë 900 mijë qytetarë.Po kthehemi në komunizëm tek operativi I zonës, tek shqiptarët tashmë ka një frikë.Këto intelektualët duhet të reagojnë, si do ta shkruajnë librin ata kur ai I PS  e di çfarë ka në libër.

Ndërkombëtarët të reagojnë mos të na bëjnë leksione demokracie.  Ata duhet të shkruajnë për këtë skandal.Kjo bandë duhet shkatërruar me votë masive”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re