Kreu i LZHK Dashamir Shehi është shprehur se pagat duhet të rriten në bllok për të gjitha kategoritë, në masën 25-30%.

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehi tha se kjo duhet bërë për të stimuluar rininë dhe administratën.

 

“Ai tavani 800 kë të shkojë 1000. Puna është që t’i vëmë njerëzit të kursejnë. Bredh poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri dhe thotë këta do marrin 7%, këta 5%…Unë gjykoj që kjo është një politikë amatoreske. Ky vend ka nevojë që pagat të ngrihen në 25-30 për qind. Sepse 10 për qind i ka korruptuar inflacioni. Pra rritja reale do të jetë 10%.

 

Të marrim kurajo në parlament, të bëjmë ndryshime në paga nga buxheti i tanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm. T’i ngrejmë në bllok pagat, t’i japim stimul rinisë dhe administratës. Kjo bëhet me kurajo dhe duke hequr dorë nga disa shpenzime të reja. Kemi shans për të ngritur edhe pensionet,” u shpreh deputeti Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re