I ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, nuk u shpreh optimist sa i përket situatës politike në vend.

Sipas tij Shqipëria është në një përmbysje të madhe ekonomike, ndërsa sa i përket ndërtimit të shtetit të së drejtës Shehi tha se deri tani kanë dështuar.

“I varfëri, i urituri nuk mendon për demokracinë. I urituri nuk njeh shije. Nga kjo pikëpamje Shqipëria është përmbysje e madhe ekonomike. Sistemi arsimor ende është difektoz. Ne kemi dështuar për të ndërtuar shtetin e së drejtës”, u shpreh Shehi.

Më tej ai theksoi se lidershipi shqiptar synon arritjen e interesave vetiake.

“Ishim të zotët të rrëzonim komunizmin, por për të ndërtuar demokracinë kishim të gjithë difektet tona. Edhe unë marr përgjegjësitë e mia për disa gjëra. Pak a shumë sot operojmë si ekonomitë e tjera, por si shtetet e tjera nuk operojmë akoma. I kemi shpërdoruar disa detyra për interesa vetiake. Lidershipi shqiptar mendon se kjo karrige është e imja dhe nuk lëshon më”, tha Shehi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re