Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te komentimi i kandidatëve të opozitës gjatë takimit që zhvilloi në Rrogozhinë.

Ai pyeti nëse qytetarët e njihnin Fatmir Mediun, Dash Shehin për të cilin tha se kur e shikon të ze rakia. Ndërsa për Mesila Dodën u shpreh se ajo do të varte protestuesit te palma.

Ndër të tjera, Rama tha se në NATO na futi Amerika dhe jo opozita siç deklarojnë.

Pjese nga deklarata:

“Në çdo sektor si bëhet, me llafe apo me receta magjike. Do ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit.

A e dini ju si bëhet kjo. Nuk duhet të biem në këtë kurth. Kanë çuar në Vlorë, kallëzime për punët publike që bëjmë ne në Vlorë. Këta duan të bëjnë çdo gjë nga e para.

Duan të ndalojnë rindërtimin dhe vaksinimin. Nuk i njihni ju këta.

Nuk e njihni Fatmir Mediun dhe Dash Shehin, që edhe nga televizori të zë rakia. Tym Idrizin e njihni. Nard Ndokën sigurisht që e njihni. Apo Gridaren që e keni në këtë zonë.

Mesilën e njihni, ajo që do varte protestuesit tek palma, Dulen e njihni, po Nardin, se atë sigurisht që e njihni.
Kur thonë jo shiko se, ça të shikoj, vetëm bërtet, shan, vetëm mallkojnë.

Dhe për çfarë? E pra është koha për të qëndruar shumë drejt, do vazhdojmë përpara, të kryejmë punët, t’i çojmë para përpjekjet apo të shkojmë në gropë.

Më thonë njëherë që morën detyrën dhe nuk e lanë më keq se çfarë e gjetën.

Është koha për të qëndruar drejt. Është koha për të marrë vendim nëse do i çojmë deri në fund punët që kemi nisur apo të shkojmë prapë në gropë.

Ju ka ngelur goja “Ju futëm në NATO. Në NATO na futi Amerika ne nuk na futën këta. Këto zgjedhje vendosin fatin e Shqipërisë”, deklaroi Rama!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re