Deputeti i PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu duke u ndalur tek mbledhja e Kryesisë së PS dhe zërave se socialistët po “kryqëzojnë” FRESH-in, shprehet se qeveria po gjen justifikim për dështimin e saj.

 

Sipas Shehut, çudia më e madhe është fakti që qeveria vijon të shtojë dilemën e qytetarëve nëse duhet të jenë apo jo me Shqipërinë e Rilindjes.

 

“Vijne zera se mbledhja e Kryesise se PS po “kryqezon” FRESh-in per protestat e studenteve! Nuk thone kot “kur nuk ke cfare ti besh gomarit i bije samarit”. Ne nje vend, qe eshte i gjithe ne kolaps, ku ekonomia po shkon ne “pikiate”, ku sektoret sociale si arsimi e shendetesia u nisen per “falas” e perfunduan “karrakatina” me pagese, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojne institucionet, ku nuk ka as Gjykate Kushtetuese e as te Larte etj etj, e paskan fajin te rinjte, FRESh-ista apo jo keta! Dhe ku 70% e popullesise aspiron vetem si te largohet nga “syte kembet”…. Dhe perseri fajin per  te gjitha keto e paska FRESh-i! Kjo eshte cudia e sotme, qe vetem do te shtoje dilemen e qytetareve: “Te jesh apo te mos jesh” me ne Shqiperine e Rilindjes?!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re