Bashkia Tropojë shemb rreth 30 objekte biznesi për ndërtimin e unazës së qytetit dhe rehabilitimin e rrugës për në Valbonë.
Në një lidhje telefonike për Fax News Gjeçaj, një nga pronarët e bizneseve tha se ky operacion ka qenë selektiv pasi disa biznese janë lejuar të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ai shton se pronarët e bizneseve kanë bërë denoncim në prokurori dhe se kërkojnë dëmshpërblim të dëmit me vlerën e tregut.
Janë rreth 30 biznese të prekura në këtë aks rrugor.
Gjeçaj: Sot na kanë ndërprerë energjinë!
Ka një vit që na informojnë por nuk na paraqisnin dokumente se nuk i kishin.
Materiali që na kanë dhënë është i përgjysmuar. Janë 30 objekte që preken në këtë segment dhe ka fillu dhe ndarja, ka objekte që janë lejuar të vijojnë aktivitetin.
Kemi dorëzuar në prokurori dokumentet e plota, para dy javësh erdhi vendimi me VKM.
Pse po bëhet ky aksion që sipas jush është selektiv?
Gjeçaj: Është një projekt klientelist, për të lejuar përsonat që kanë biznese të mëdha.
Kërkojmë dëmshpërblim me vlerën e tregut sepse sot ka nisur prishja.
Çfarë veprimi do të ndërmerrni ju në vijim?
Gjeçaj: Dje bëmë një denoncim në prokurori.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
