Skip to content

Shemben 40 ndërtime pa leje në Shëngjin para sezonit të verës

Inspektoriati kombetar për mbrojtjen e territorit nisi këtë të hënë në Shëngjin, aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërtesat që u prishen, ishin ndërtuar afër bregut të detit.

Sipas IKMT janë 40 objekte që do të shemben për te mos krijuar probleme gjate sezonit turistik.

Bashkia bëri me dije se poseduesit e këtyre objekteve janë lajmëruar me kohë që t’i hiqnin ndertesat në mënyrë vullnetare.