Inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit nisi mëngjesin e kësaj të mërkure aksionin e radhës për shembjen e objekteve pa lejë në plazhin e Tales në Lezhë.

Aksioni u shoqërua me debate, pasi sipas pronaërve të bizneseve, shembjet po bëhen në mënyrë selektive.

Ata thanë se lokalet i kanë me lejë pasi kanë paguar taksa prej disa vitesh pranë bashkisë së Lezhës ndërsa kërkuan një shpjegim se përse nuk janë lajmëruar më herët.   

Në plazhin e Tales janë planifikuar për t’u shembur 17 objekte, të cilat sipas ikmt, janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë pak ditë më parë, kryebashkiaku i lezhës, Pjerin Ndreu kundërshtoi aksionin e ikmt duke akuzuar ministrin e brendshëm Sandër lleshaj se po vepron në mënyrë të kundraligjshme duke sfumuar kompetencat e autoriteteve vendore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re