Rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar shkarje dhe dëmtim të theksuar të asfaltit në krahun e majtë në ngjitje drejt zonës malore të Sinjës.

Asfalti ka shkarrë dhe është rrezuar rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë,duke përbërë rrezik serioz për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë.

Pamundësia për të ndërhyrë për shkak të errësirës dhe rreshjeve të shiut ka detyruar bashkinë e Beratit që të rrethojë zonën e shembur dhe të vendosi në të dyja anët e saj,në hyrje dhe në dalje të Sinjës, tabela sinjalizuese për uljen e shpejtësisë dhe rrezikun që u kanoset drejtuesve të mjeteve në këtë pjesë të rrugës.

Bashkia e Beratit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin e kufizojnë lëvizjet e panevojshme drejt zonës malore të Sinjës ,deri sa situata të përmirësohet dhe rrëshkitja e rrugës të ndalet. Burimet zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se,pas pastrimit të rrugëve nga gurët tashmë janë të kalueshme edhe rrugët drejt fshatrave malore: Karkanjoz, Bogdan, Qafë Dardhë dhe Mbolan.

Njoftimi i Bashkisë Berat.

Vazhdojmë konsolidimin e grupeve të terrenit për perballimin e situates së krijuar nga intensiteti i lartë i rreshjeve. Grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematiket e krijuara.

Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet. Lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore.

Strukturat e emergjencave në Bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht proçesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin.

Tashmë të kalueshme rrugët për në fshatrat Karkanjoz, Bogdan, Qafë Dardhë

 

/faxweb

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png