Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku është shembur masivi një minerali. Masivi ka marrë me vete një fadromë, ndërsa fati i drejtuesit të saj nuk dihet eden.
Foto Ilustruese
Nga shembja e masivit është çarë edhe një rezervuar uji. Ndërkohë mësohet se fabrika në të cilën përpunohej kromi ishte marrë me qira dy shtetas kinezë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë e dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit fadromë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.
Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.