Një mbikalim këmbësorësh u shemb pjesërisht mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.

 

Ngjarja ndodhi pranë urës së Bahçallëkut, ku një kamion që transportonte një vinç goditi strukturën metalike. Fatmirësisht në momentin e rrëzimit nuk pati këmbësorë në lëvizje si dhe automjete të tjera.

 

Si pasojë, u bllokua për disa minuta qarkullimi i makinave. Rruga u hap pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, që bëri të mundur heqjen e strukturës metalike. Ndërkohë shoferi i kamionit, i cili u identifikua pasi u largua nga vendngjarja, u procedua penalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re