Punimet për të shembur ndërtesën e vjetër i morën jetën Shaban Shehut në Qerret të Durrësit. 55-vjeçari ishte duke punuar së bashku me punëtorin e tij në momentin ku tarraca u shemb dhe i zuri poshtë. 55-vjeçari humbi jetën, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Poshtë inerteve të betonit te dy qëndruan mbi gjysmë ore. U desh ndërhyrja e efektivëve të shërbimit zjarrfikës për t’i nxjerrë.

55-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit por plagët e rënda i shkaktuan vdekjen pa mbërritur te mjekët.

Ja këtu e gjeti motra, i zuri poshtë, rroshin e kishin marrë për të punuar. Ndërtesa u dëmtua nga tërmeti. Donte ta shembte me fadromë, pastaj vendosi ta shembë vetë”, tha i afërmi.

Sipas fqinjëve fatkeqësia mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia që kanë treguar Shehu dhe Rroshi gjatë punimeve për shembjen e shtëpisë së vjetër.

Familja Shehu ka hapur dyert e mortit, për t’i dhënë lamtumirën 55-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht nën rrënojat e banesës së vjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re