Një ngjarje e rëndë është shënuar në Qerret të Kavajës ku tarraca e një ndërtesë është rrëzuar duke zënë poshtë dy persona.

 

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shaban shehu, 55 vjec, ndërsa i plagosuri i ka mbetur albert roshi, 27 vjec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Burimet policore shprehen se pronari i banesës ishte 55-vjeçari shehu, i cili kishte thirrur fqinjin e tij për të shembur tarracën e ndërtesës së vjetër, por gjatë punimeve ajo është rrëzuar duke i zënë poshtë të dy.

 

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke i nxjerrë të dy nga rrënojat e banesës, por fatkeqësisht Shehu ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

 

Kanë qenë familjarë të viktimës dhe fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit.

 

Është dashur të paktën 40 minuta ndërhyrje për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re