Shembet tavani i nje klase te shkollës “Osman Myderizi” ne Tirane, ndërsa eshte lënduar mësuesja. Ngjarja ka ndodhur ne orën e dyte te mësimit, ne klasen e 9B e cila ndodhet ne katin e trete te shkollës.
 
Jashte kamerës nxënësit tregojnë se gjate ores se matematikes u shemb nje pjese e suvasë se tavanit e cila i ra mbi koke mësues se lendes.
 
Pas ngjarjes drejtoresha e shkollës tregoi se mësuesja u mjekua ne e spitalin e traumës dhe ndodhet ne gjendje te mire.
 
Sa i perket gjendjes se shkollës ajo thote se rikonstruksioni i plote është kryer ne 2004, ndërsa dy vitet e fundit jane kryer ndërhyrje te pjesshme.
 
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit te suvase ne shkollën “Osman Myderizi”. Ndërkohe qe punonjës te ndërmarrjes numër 3 te bashkisë ndodhen ne shkolle per riparimin e dëmeve.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re