Skip to content

Shembja e banesave/ Banorët e “5 Majit” bëjnë kallëzim në SPAK

Banorët e “5 Majit” kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

 

Avokatja Adriana Kalaja u shpreh për mediat se projekti nuk ka lidhje me rindërtimin e banesave nga tërmeti, ndërsa ka kërkuar nga SPAK që të merret masa e sekuestros preventive për projektin.

 

“Argumentuam para SPAK se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat enë 5 maj nuk janë prekur nga tërmeti. Nuk është një projekt për interes publik.  Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla. Marrëveshja që i është ofruar banorëve është diskriminuese e pa bazuar në ligj dhe nuk ka në konsideratë interesat e banorëve. Është një dokument që nuk prodhon efekte ligjore. Efektet e policisë kanë qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk mundet që me një shkresë të pabazuar në ligj ti dërgohet shkresa policisë. Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante.”