Banorët e Kodrës në Priftit kanë dalë në protestë për të kundërshtuar projektin e Unazës së Madhë që sipas tyre është devijuar.

Ata janë shprehur se u është premtuar legalizimi i banesave ndër vite , të cilat do u shemben për këtë projekt. Banorët kërkojnë devijimin e rrugës në një tokë bosh aty pranë, sipas projektit fillestar.

Banorët janë shprehur për gazetarët që është favorizuar një tokë, që është boshe për të ndërtuar pallate.

“Kjo është një tokë bosh, kosto është 23 mld lekë. Që po t  shumëzosh i bie 28 mijë euro kilometri. Edhe taksapaguesve u shkurton kostot, nuk janë pak.”– u shpreh një prej banorëve.

“Jo nuk e kam të legalizuar dhe në 2022 më lajmëruan që nuk legalizohej shtepia dhe ne po cuditemi, neve u cuditëm, shtëpia ngjit me mu. Unë  e kam blerë tokën me lekë edhe nuk e mora kështu, por e mora në atë gropën atje, ne s’jemi aq budallenj. Shpirti im e di, tham se do legalizoheshim edhe ne. 22 vite pa u legalizu. Me vjen keq që dëgjova Veliaj që sa të jem unë dhe Rama rrugët nuk ndryshojnë. Po mirë kur ia dhamë votën i pëlqeu atij? E mori cunin të mbledh njerëzit. Na premtoi se me garanci do të dëmshpërbleheni, ua jap me garanci, si nuk na ka ardh një njëri. Nuk e di si e vleresojne ato, kur jam ankuar te avokati i popullit, dhe më kanë sjell letrën që më kap rruga. Ne duam që projekti të shkojë ku ka qenë. Vota nga ne nuk presim më. Edhe kalamajtë që janë kokë e këmbe me Edi Ramën mos ta votojnë”– tha një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re