Skip to content

Shembja e çatisë së banesës/ Nxirren nga rrënojat dy personat, njëri prej tyre humb jetën

KR Durresi spital covid frame 106 1024x576 1

Janë nxjerrë nga rrënojat dy personat që ishin bllokuar pas rrëzimit të taracës në Qerret të Durrësit.

 

Fillimisht, ata u transportuan me shenja jete në spital, ku njëri është jashtë rrezikut për jetën dhe tjetri ishte në gjendje të rëndë.

 

Vetëm pak minuta pasi arrit në spital, ky i fundit, identiteti i të cilit nuk është bërë I ditur humbi jetën.