Demolimi, ose shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 do të kushtojë 60,5 milionë lekë. Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore, sipas planit të rindërtimit. Procesi i punës do të zgjasë 12 javë dhe në plan janë për t’u shembur 28 godina.

Open data ka publikuar edhe listën e objekteve të cilat do të shemben dhe që shpenzimet për shëmbjen dhe largimin e inerteve nga sheshi është detyrim i qeverisë nga program për rindërtimin. Fondi limit do të jetë 60.5 mln lekë të reja.

Burimi i Financimit për këtë procces, i cili do të hapë  sheshe të reja ndërtimi do të jetë me Fonde të vena në dispozicion sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 129, datë 03.03.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e përgatitjes së shesheve të ndërtimit, në Bashkinë Tiranë”; Madje ky vendm vjen edhe pas vendimit të këshillit të bashkiak, Nr. 51, datë 06.04.2021 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në vendimin Nr. 172, datë 21.12.2020 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2021-2023 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2021 (e ndryshuar)”

Vendi i kryerjes së shembjeve janë  në Njësitë Administrative Nr. 1; 2; 4; 6; 8; 9; Njësia Administrative Zall Herr si dhe Njësia Administrative Krrabë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re