Operacioni në bregdet, 10 objekte të prishura në Velipojë, 18 në Ksamil.

Nis pastrimi i inerteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re