Ish-zv.ministrja Edith Harxhi është shprehur se shembja e “Prestige Resort” nuk është thjeshtë një konflikt mes qeverisë dhe biznesit, por sipas saj është metodë pune e ekzekutivit.

Komentet Harxhi i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se qeveria Rama sillet si talebanët me vepra të ndryshme dhe këto solli në vëmendje shembjen e “Prestige Resort” dhe të teatrit në Tiranë.

“Doja të thoja edhe diçka për shembjen e Prestige Resort. Nuk është konflikt mes biznesit dhe qeverisë, por një metodë pune e qeverisë së Ramës për t’u sjell si talebanë me vepra të ndryshme. E njëjta gjë edhe për shëmbjen e Prestige Resort, ato pamje që pashë aty… Kjo gjë e karakterizon qeverinë Rama, që të sillet në mënyrë brutale ndaj qytetarëve të saj, qoftë ky biznes, qoftë qytetar i zakonshëm, etj”, u shpreh Harxhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re