Analisti Genc Burimi ka folur në lidhje me shembjen e “Prestige Resort” disa muaj më parë. Në një intervistë në Panorama TV, Burimi u shpreh se Rama mbjell ndasi në raport me bizneset.

burimi

“Edi Rama mbjell ndasitë, ndasitë me biznesin, duke parë çfarë i ka bërë edhe Hysenbelliu Grup”, deklaroi Genc Burimi.

Ai u ndal te vizita e Bill Clinton në Tiranë duke theksuar se edhe një biznesmen amerikan nuk është i mbrojtur në rast se investim në Shqipëri.

“Ikona ka vlerën e të kaluarës por nuk ka asnjë vlerë pr të tashmën. Kështu janë të gjithë këta. Ju kujtoni se një biznesmen amerikan ka më shumë të drejta ai? Nuk ia shemb njeri hotelin në mënyrë të paligjshme si Hysnebelliut? Amerikanët nuk janë të pranioshëm në Shqipoëru. Janë të pranishëm vetëm në diskursin në Shqipëri. Nuk ke investim këtu amerikan të një kalibri të rëndë. Kemi një kryeministër që nuk pyet për asgjë”, tha Burimi.

Më tej ai theksoi se në pritjen e Clinton duhet të ishte ftuar edhe ish kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se ai është i vetmi kryeministër shqiptar që ka pritur në vizitë një president amerikan.

“Në pritje duhet të ishte ftuar edhe Berisha. Është non grata në Amerikë dhe jo në Shqipëri. Është i vetmi kryeministër shqiptar që ka pritur një president amerikan”, deklaroi Burimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re