Nga Kavaja, gjatë një takimi me shtabin elektoral dhe kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja, kryetari i Partisë së Lirisë e konsideroi akt kriminal shembjen e “Prestige Resort”.

Meta tha se një pjesë e madhe e vendimeve të IKMT shpallen të jashtëligjshme nga gjykata.

“Prestige Resort ka pasur 30 vite histori, Një akt tërësisht kriminal dhe kur kjo gjë ndodh ndaj një biznesi që gëzon edhe një media shumë të rëndësishme, mendoni çfarë ndodh çdo ditë. 50% vendimeve të IKMT janë rrëzuar nga gjykata si të paligjshme. Edhe tërmetin e kanë përdorur për të vjedhur”, tha Meta.

Meta u shpreh se kandidati i PS në këtë bashki është kandidat për prokurori dhe jo për bashki.

“Ai është kandidat për prokurori, nuk është kandidat për bashki. Pranuan falimentimin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kavajës. A nuk e falimentuan këta sepse keqmenaxhuan dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për këtë gjë. Po kështu heqjen e kompetencave dhe largimin e drejtorisë së Arsimit dhe OSHEE”, u shpreh Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re