Shembja e rrugës nga reshjet e dendura të shiut ka izoluar 600 banorë të fshatit Shpërdhet në Lezhë. Kjo gjë ka sjellë shqetësim edhe në rastet e emergjencave tek të sëmurët. Fax Neës mëson se pati një rast me një fëmijë 10 vjec, i cili u dërgua në krahë deri në urgjencën e Mamurrasit sepse ambulanca nu mund të kalonte.

Një tjetër rast ndodhi në këtë fshat, ku kishte një ceremoni mortore dhe arkivoli nuk mund të transportohej për në varreza. Për këtë arsye, familjarët e mbajtën në krah për të përcjellë në banesën e fundit.

Ndërkohë, ura e Drojës shfaq problematika nga gërryerjet e këmbëve të saj, nga prurjet e mëdha të lumit, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re