Ditën e sotme është shèmbur shtëpia e Nexhmije Hoxhes, bashkëshortja e Enver Hoxha, ndarë nga jeta në 26 shkurt, pikërisht në këtë ndërtese që sot u hodh përtokë nga fadromat e IKMT-së.

Aksioni për shembjen e ndërtesës që ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re, ka nisur paraditen e sotme dhe është finalizuar, ndërkohë që më parë janë nxjerrë jashtë disa nga orenditë e mbetura.

Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duken punetorë teksa ngrenë mbi shpinë një dyshek dopjo.

Të tjerë duken duke nxjerrë jashtë ndertesës korniza të mëdha me foto të vjetra bardhë e zi, e te tjera orendi e sende te perdorura prej saj. Aty ku ndodhet godina qe sot u rrezua, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re