Deputeti gjerman, Johann Ëadepuhl dënoi vendimin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar të dielën.

Me anë të një reagimi në “Twitter”, ai deklaroi se ky vendim lidhet me mungesën e vullnetit për të plotësuar kushtet për integrimin evropian.

“Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, por tregon dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe mungesën e vullnetit nga ana e qeverisë për rrugën e integrimit europian dhe 15 kushtet e tij. Nevojë për ndryshim, nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme!”

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb të dielën, mes dhunës dhe protestës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re