Një tjetër zë ndërkombëtar ka folur mesditën e sotme për prishjen e teatrit Kombëtar dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe Policisë. Ambasadori gjerman Peter Zingraf e cilëson të nxituar shembjen, ndërsa shton se duhet dialog mes qeverisë dhe shoqërisë civile.

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje” – përfundon deklarata e diplomatit gjerman në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re