Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi një tjetër media me rëndësi si ajo franceze “Liberation”, i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë mëngjesin e së dielës së shkuar.

Gazeta shkruante se vendimi ishte i pafalshëm për shumicën e shqiptarëve, ndërsa në Shqipëri “rritja e diktaturës është e pandalshme”.

Pas këtyre vlerësimeve e përcaktimeve, kreu i shtetit në reagimin e tij thotë se është “Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re