Regjisori Robert Budina, i cili doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka deklaruar në emisionin “Ditari” në A2 CNN se së shpejti do të ketë një protestë të fuqishme në Tiranë.

“Kemi vizituar qytete të ndryshme, ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, na kanë thënë se donin të vinin javën e kaluar, por rrugët që në mëngjes ishin të bllokuara.

Tashmë ata e kanë kapur mesazhin tonë, që rrëzimi i teatrit ishte edhe rrëzimi i shtetit të së drejtës, të artit, të qytetarisë. Po u kuptua ky mesazh, mund te jetë fillimi i një epoke të re. Po matim forcat, por do të jetë e fuqishme, diçka që mund ta realizojë vetëm kultura dhe një lëvizje qytetare. ”, shprehet ai.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka zhvilluar tre protesta në Tiranë dhe dy në Durrës e një në Shkodër.

Me këtë tur synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte. Rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re