Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka treguar se marrëdhëniet i ka më të mira me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se sa me kryeministrin Edi Rama.

Ai gjithashtu rrëfeu në Abc se nuk kishte reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar pasi kishte bërë një operacion në gojë.

Si i keni marrëdheniet me Veliajn?

Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën;

Po ku i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?;

Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee… Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin, thashë se duke mos vajtur tek dentisti qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re