Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në vendin tonë.

Burime bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ndërsa në fokus të diskutimeve është situata politike në vend, e cila prej mëngjesit të djeshëm, pas shembjes së Teatrit Kombëtar vijon të jetë e tensionuar.

Presidenti e ankimoi vendimin e qeverisë për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë godinën tanimë të rrafshuar të Teatrit Kombëtar. Ai kërkonte shfuqëzimin nga Gjykata Kushtetuese të këtij vendimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re