Reagimet për shembjen e Teatrit vijojnë edhe nga ndërkombëtarët. Së fundi ka qenë Bashkimi Evropian në Tiranë që bën të ditur përmes një deklarate se “pishja e Teatrit erdhi në një kohë kur u kërkua dialog”.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.
Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situates” përfundon deklarata e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.