Aktori i njohur, Guljem Radoja, ka komentuar sot shembjen e Teatrit Kombëtar që u shkatërrua më shumë se dy muaj më parë. Në një intervistë në “A Show” në Syri TV, Radoja tha se aktorët janë dhūnuar dhe janë tradhtuar.

Aktori i njohur më tej shtoi se shumë artistë u blenë dhe secili prej tyre do të përgjigje pasqyrës për fytyrën e vetë.

“Na dhūnuan. Ishte një dhūnë që prodhoi një ndasi shumë të madhe. Ne nuk e kemi pas njohur njëri-tjetrin. Shumica prej nesh u blenë por secili para pasqyrës përgjigjet për fytyrën e vetë. Pra, pushteti të shkel me këmbë dhe ata, jam i sigurtë, që fërkojnë duart se shkatërruan atë godinë në mënyrë të pabesë. Na tradhëtuan”, tha Radoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko