Skip to content

Shembja misterioze e një kulle historike në Holandë

Kulla historike Wilhelmina në qytetin jugor holandez të Valkenburg është shembur në rrethana të panjohura dhe një kërkim është nisur duke përdorur drone dhe qen nuhatës për viktimat e mundshme, tha administrata e qytetit.

Kulla 30 metra ishte një atraksion popullor turistik. Kryebashkiaku i Valkenburgut, Daan Prevoo tha se shembja ndodhi në mëngjes kur zona e kullës ishte e paarritshme, kështu që autoritetet nuk presin viktima.

https://x.com/i/status/1901209742954954923

E ndërtuar në vitin 1906, kulla neo-gotike kishte një restorant dhe u ofronte vizitorëve mundësinë të ngjiteshin në majë. Shkaku i shembjes do të hetohet, tha agjencia rajonale e mbrojtjes civile, duke shtuar se ende nuk dihet nëse ka viktima.

Instituti Meteorologjik Mbretëror i Holandës regjistroi një lëkundje tokësore në stacionin e tij të monitorimit sizmik pranë Valkenburg në orën 5:31 të mëngjesit, i cili mund të jetë shkaku i shembjes. Qyteti ka kërkuar nga turistët që të mos e vizitojnë ndërtesën e shembur dhe se zona është rrethuar.

“Kjo është një goditje për të gjithë qytetarët e Valkenburgut,” tha Prevoo. “Ajo që është Kulla Eifel për Parisin, Kulla Ëilhelmina është për Valkenburg.” /tesheshi.com/