Shembje dheu në rrugën e Arbrit, ndërkohë që njëri sens i këtij aksi është bllokuar.

Një masiv i madh dheu bllokoi për disa orë me radhë lëvizjen normale të automjeteve Bulqizë-Peshkopi.

Shembja ka ndodhur në fshatin Sofraçan në vendin e quajtur “Tre çezmat”.

Balta e madhe është kthyer në burim aksidenti, ndërsa pritet ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse për të bërë të mundur pastrimin e dheut.

Probleme vazhdon të ketë edhe në segmentin Qafa e Buallit – Bulqizë.

Në këtë aks të rrugës së Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re