Shembet unaza e poshtme e qytetit të Burrelit, projekt ende pa u marrë në dorëzim nga ARRSH.
Rruga ka pësuar 4 shembje, ky dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës.
Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku në dy segmente e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të mos kalojë asnjë lloj automjeti.
Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete në banesat e tyre, ndërkohë që shembja e rrugës e cila vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat.
Rikonstruksioni total i unazës së poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë i nisur një vit më parë.
Aktualisht ky objekt mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim, çka pritet të kërkojë tjetër financim nga autoritetet për të riparuar dëmtimet./vizionplus
