Banorët e “5 Majit” kanë protestuar sërish sot në lidhje me shembjen e banesave të tyre. Krah tyre sot ishte edhe aktivisti Ervin Goci i cili foli për mikrofonin e Faxnews TV.

Ai tha se këta njerëz duhet të mbrohen ndërsa ata që e quajnë veten opozitarë duhet të dalin dhe të përplasen me policinë për padrejtësi.

Sipas tij banorët kanë ndërtuar jetën e tyre tashmë në këtë zonë dhe nuk mund të largohen. Goci u shpreh se Shqipëria tashmë ka dalë nga binarët.

Ai shtoi se ata të cilët përfaqësojnë opozitën në vendin tonë duhet të dalin dhe të protestojnë basahkë me banorët për padrejtësitë që u bëhen, pasi sipas tij opozita nuk bëhet në zyrë.

“Kam ardhur të takoj banorët. Banorët qeveria i konsideron frymë, si të jenë stan me dhen. Ajo që po ndodh është dramatike. Se si do jetojnë dhe integrohen këta njerëz nuk dihet, kanë ardhur dhe kanë ndërtuar nje jetë këtu, nuk mund të shpikësh një model të ri dhe ta rivendosësh. Kjo ndodh vetëm këtu sepse Shqipëria ka dalë nga binarët.
Qytetarët duhet të mbledhin forcat, të mendojë për familjen e ekonominë dhe jo si të përballen me policinë. Është nje histori politike që do vazhdojë, nëse thua që jm i zgjedhuri i këtyre njerëzve. Mora vesh që pallatin këtu e ka një njeri i opozitës zyrtare. Opozita nuk bëhet në zyrë, por këtu.
Qytetarët që janë ngrohtë në shtëpitë e tyre, kjo sjellje e qeverisë nuk ka qytetar që nuk e prek. Ndoshta nuk I shemb shtëpinë por shemb xhepin. Është një klikë që merr vendime dhe hap territore, hap një proces genocidi pa asnjë lloj konsultimi dhe duhet thënë që Shqipëria është në një regjim policor.
Artan Lame tha se nuk do të ketë legalizime, po kjo shtëpia që ishte për 13 veta, janë hedhur miliona lekë. Për cfarë të shkatërrosh vlera materiale për të vënë pallat. Kjo shoqëri po xhirohet në vend. Këta njerëz duhen mbrojtur, ata që e quajnë veten opozitarë duhet të dalin dhe të përplasen me policinë për padrejtësi.
I them kryeminsitrit që atë zarfin e Këshillimit Kombëtar është provokimi më I rëndë sepse I cohet një letër për konsultë. Cfarë u kushton këtyre që gjithë këto shtëpi ti kishte sistemuar dhe të kishte mbyllur letrat.
Po kush je ti që thua nuk ka legalizim? A I ke dhënë lekët, a e ndërtoi shtëpinë aty? Nuk ka qytetarë të dorës së parë e të dytë, ca jugu, ca veriu”
– u shpreh Goci.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re