Një nga vendet që duket se e ka përballuar më mirë situatën e Covid-19 është Gjermania. Për të folur për këtë situatë ishte në një lidhje direkte për emisionin “Ballkan”, gazetarja Lindita Arapi tregoi “eksperiencën gjermane”.

Sipas saj Gjermania është duke ndjekur një strategji me hapa të matur dhe nuk ka arritur në pikën që të ketë kolaps në spitale. Po ashtu siç thekson ajo, duke cituar ekspertët Gjermania ka bërë testime masive.

“Gjermania ia arriti qëllimit që spitalet të mos pësonin kolaps nga vala e madhe e numrit të të infektuarve me virusin korona. Gjermania vazhdon të ndjekë një rrugë, një strategji me hapa të matur”, u shpreh Arapi.

Si po arrin Gjermania të përballet më mirë se vendet e tjera me pandeminë?

“Në fund të prillit do të ketë sërish një takim të nivelit të lartë të politikës gjermane për të vendosur se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm. Pozitive është që Gjermania ka arritur ta mbajë të ulur numrin e viktimave të virusit korona…po të krahasojmë Gjermaninë me vendet e tjera, duket se strategjia që ndoqi Gjermania, pati sukses. Një nga arsyet, sipas ekspertëve është se Gjermania bëri një përgatitje shumë të mirë që nga janari, Gjermania zhvilloi testime masive, 300 mijë deri në 500 mijë testime në javë janë zhvilluar në këto javët e fundit. Po ashtu, Gjermania pati një numër të lartë shtretërish intensivë, 28 mijë, krahasuar me vendet e tjera, si Italia përshembull, 4 mijë, apo edhe Spanja një numër të ulët shtretërish intensivë, për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për trajtim intensive dhe intubim. Gjermania kishte 28 mijë, ky numër tani ka shkuar në 40 mijë, pra kapacitetet u zgjeruan. Një faktor tjetër që përmendet, sigurisht ka të bëjë edhe me standartin e sistemit shëndetësor gjerman, por përmendet edhe mosha mesatare e të sëmurëve me korona. Në Gjermani, ajo vërtitet tek 48 vjeç”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko